DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

Siguri më e madhe për ndezësit/ndriçuesit, falë standardeve ndërkombëtare të ISO

Standardet e Organizatës Ndërkombëtare për Standardizimin (ISO) shërbejnë për të ulur rreziqet ndaj zjarrit dhe për të mbrojtur përdoruesit e pajisjeve të vogla, siç janë çakmakët dhe pajisjet e mëdha ndezëse. Në të dyja rastet, prioriteti i standardit qëndron tek mbrojtja e përdoruesit.

Në rastet e ndezjes së një qiriu, apo të një zjarri të madh, çakmakët mbeten një nga pajisjet më të kërkuara dhe të dobishme në çdo kohë. Kërkesat për blerjen e pajisjeve ndezëse është shumë e lartë, ndaj nevoja për hartimin e standardeve të kësaj fushe, është shumë e nevojshme.

Elementi i përbashkët për të dy llojet e ndezësve, si për çakmakët ashtu edhe për llojet më të mëdha të ndezësve, është rreziku ndaj përhapjes më të gjerë të zjarrit. Kjo përbën një rrezik shumë të madh nëse produkti nuk është projektuar dhe prodhuar në mënyrën e duhur. Referuar statistikave, shumica e zjarreve janë shkaktuar nga ndezësit e pa-standardizuar. Vetëm në Evropë, ndezësit e zjarreve kanë shkaktuar rreth 30 000 aksidente të rënda çdo vit. Përveç dëmeve në njerëz, e gjitha kjo situatë ka shkaktuar dëm të madh ekonomik, në shumën prej rreth 1 Bilion Euro.

Standardi ISO 9994 përcakton kërkesat themelore për sigurinë e çakmakëve, veçanërisht për lartësinë maksimale të flakës, rezistencën ndaj temperaturave të larta dhe qëndrueshmërinë ndaj presionit të zjarrit. Ky standard u publikua për herë të parë në vitin 1989, dhe është i ngjashëm me të gjitha Standardet Ndërkombëtare të fushës, në vijimësi është rishikuar dhe përditësuar vazhdimisht për të qenë koherent me teknologjinë më të fundit. Standardi ISO 22702 së pari u publikua në vitin 2003 për të siguruar mbrojtjen nga ndezësit e fuqishëm.

Steve Burkhart, Drejtuesi i Projektit dhe Përgjegjësi i grupit të punës së ISO, tha se: “Rishikimet e reja të standardit kanë luajtur një rol të rëndësishëm për të zvogëluar rreziqet ndaj zjarrit. Standardi ISO 9994 përfshin kërkesat për lartësinë e flakës ashtu edhe për sasinë maksimale të karburantit që mund të ruhet, ndërsa standardi ISO 22702 siguron kërkesa shtesë të testimit që lidhen me mënyrën specifike në të cilën ato përdoren".

Standardi ISO 9994, Ndriçuesit – Specifikimi për sigurinë, dhe Standardi ISO 22702, kërkesat për ndriçuesit e zakonshëm, u hartuan nga Komiteti Teknik i ISO/TC 61, Plastikë, nënkomiteti SC 4, qëndrueshmëria ndaj zjarrit, sekretariati i të cilit mbahet nga Instituti Britanik i Standardeve - BSI, anëtar i ISO.

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga “Mine Peza”, Nr. 143/3, 1014 – Tiranë

Kutia Postare Nr. 98

Tel: + 355 (04) 222 62 55

Fax: + 355 (04) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al

Web site: www.dps.gov.al