DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

Siguria në punë gjatë pandemisë Covid-19!

Organizata Ndërkombëtare për Standardizimin (ISO), sapo ka publikuar udhëzime të reja, të cilat ndihmojnë për sigurinë në punë, gjatë pandemisë Covid-19.

Pandemia COVID-19 ka ndikuar në punën normale të punonjësve dhe të punëdhënësve, të cilët çdo ditë po përballen me sfida të reja, që nuk janë hasur më parë. Ekspertët e ISO-së për menaxhimin e shëndetit dhe sigurisë në punë të burimeve njerëzore (OH&S), duke njohur nevojën e punëdhënësve për udhëzime, të cilat do të ndihmojnë në funksionimin e punës në mënyrë efektive dhe mbrojtjen e burimeve njerëzore hartuan, për një periudhë të shkurtër udhëzimet, që do të ndihmojnë për sigurinë në punë, gjatë pandemisë Covid-19.

Organizata Ndërkombëtare për Standardizimin (ISO), sapo ka publikuar standardin ISO/PAS 45005, Menaxhimi i shëndetit dhe sigurisë në punë- Udhëzime të përgjithshme për kushte pune të sigurta, gjatë pandemisë COVID-19, i cili u hartua për vetëm tre muaj, duke u bazuar në nevojën urgjente gjatë një situatë të jashtëzakonshme.

Standardi ISO/PAS 45005 u hartua, duke u mbështetur në praktikat më të mira ndërkombëtare për menaxhimin e shëndetit dhe sigurisë së punonjësve dhe palëve të interesit, gjatë pandemisë COVID-19 dhe synon të plotësojë çdo udhëzim dhe rregullore ekzistuese kombëtare.

Ekspertët nga 26 shtete të botës punuan për të hartuar udhëzimet në formën e një specifikimi teknik të disponueshëm për publikun (PAS), i cili u miratua nga 80 shtete anëtare të komitetit teknik të ISO për menaxhimin e shëndetit dhe sigurisë në punë. Ky format lejon që dokumenti të përditësohet më pas në formën e tij aktuale ose të hartohet në një standard zyrtar, në varësi të vazhdimësisë në të ardhmen të pandemisë.

Znj. Sally Swingewood, Kryetare e komitetit, që hartoi standardin, tha se ai ofron rekomandime praktike për menaxhimin e rreziqeve, që vijnë nga pandemia COVID-19 dhe është i zbatueshëm për çdo organizatë, pavarësisht nga vendndodhja ose statusi i saj. "Rekonandimet për meanxhimin e ereziqeve janë praktike dhe të përshtatshme për çdo organizatë, pavarësisht nga madhësia e tyre, dhe nga metoda për menaxhimin e pandemisë në veprimtarinë e tyre të veçantë".

Standardi ISO/PAS 45005 u hartua nga komiteti teknik ISO/TC 283, Menaxhimi i shëndetit dhe sigurisë në punë, sekretariati i të cilit mbahet nga BSI, anëtari i ISO për Mbretërinë e Bashkuar.

Për çdo rast mund të na kontaktoni në adresën:

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga: "Reshit Çollaku" (godina e ILDKPKI, kati VI)

Kutia Postare 98

1014 Tiranë – Shqipëri

Tel: + 355 (4) 222 62 55

Fax: + 355 (4) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al