Dita Botërore e Standardeve celebrohet në nder të qindra e mijëra ekspertëve në mbarë botën, të cilët kontribuojnë vullnetarisht për hartimin dhe miratimin e standardeve teknike në të mirë të zhvillimit dhe mirëqënies së shoqërisë.
Kjo Ditë gjithashtu, krijon mundësinë për të reflektuar mbi përfitimet që standardet sjellin në jetën e përditëshme, në ekonominë e vendit dhe për mbarëvajtjen e punëve publike.
Më poshtë mesazhi i dhënë nga Presidentët e tre Organizmave Ndërkombëtare të Standardizimit, ISO - Organizata Ndërkombëtare për Standardizimin, IEC - Komisioni Ndërkombëtar për Standardet e Elektroteknikës dhe ITU - Njësia Ndërkombëtare për Standardet e Telekomunikacionit.
Standardet krijojnë besim është tema e këtij viti për celebrimin e Ditës Botërore të Standardeve dhe do të fokusohet në faktin se si standardet stimulojnë tregtinë dhe bëjnë të kapërcehen pengesat e panevojshme në tregti, duke i ndihmuar kompanitë, industritë dhe ekonomitë e vendeve të jenë më konkuruese.
Standardet luajnë një rol shumë të rëndësishëm në tregtinë ndërkombëtare.
Ato na lidhin me mënyra të sigurta komunikimi, me kodet e praktikës dhe me një kuadër të besuar bashkëpunimi.
Ndërveprimi social mbështetet në respektin e përbashkët ndaj grupeve themelore të normave, koncepteve apo kuptimeve - standardet ndërkombëtare i kodifikojnë këto norma për të siguruar që ato janë të njejta dhe të arritshme për të gjithë.
Një produkt apo një shërbim i ofruar në përputhje me standardet ndërkombëtare të krijon mënjëherë besimin se po të ofrohet cilësi dhe siguri. Standardet flasin me diversitetin e botës sonë të ndërlidhur, duke dhënë uniformitet në cështjet dhe problematikat që përballemi dhe për të cilat kërkojmë të sigurohemi se po flasim për të njejtat terma.
Në Ditën Botërore të Standardeve, ne të gjithë do të kemi mundësinë të theksojmë rëndësinë e standardeve, duke dhënë shembuj konkretë të rolit dhe dobisë së tyre.
Më poshtë Video mesazhi për Ditën Botërore të Standardeve
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)
Rruga “Mine Peza”, Nr. 143/3, 1014 – Tiranë
Kutia Postare Nr. 98
Tel: + 355 (04) 222 62 55
Fax: + 355 (04) 224 71 77
E-mail: info@dps.gov.al
Web site: www.dps.gov.al