DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

Standarde të reja Evropiane për Kontrollin e Konsumit të Energjisë

Standardet Evropiane për Kontrollin e Konsumit të Energjisë; ndihmojnë kompanitë për të përmbushur kërkesat në përputhje me legjislacionit Evropian, mbi përdorimin efikas të energjisë.

Në datën 9 Korrik 2015, në Bruksel, CEN dhe CENELEC kanë publikuar një seri standardesh evropiane, të cilat përcaktojnë kërkesat dhe japin udhëzime se si të kryhen kontrollet e energjisë. Seria e standardeve EN 16247 ka për qëllim të ndihmojë kompanitë, në gjithë Evropën, të përmbushin kërkesat e Direktivës së Bashkimit Evropian “Efiçienca e Energjisë” (2012/27/BE).

Direktiva e Efiçiencës së Energjisë (2012/27/BE) përcakton një sërë masash për të ndihmuar BE-në të arrijë objektivat e saj për të reduktuar konsumin e energjisë, duke siguruar një përdorim më efikas në të gjitha fazat e zinxhirit të energjisë. Sipas kësaj Direktive (neni 8), çdo Shtet Anëtar duhet të sigurohet se kompanitë e mëdha i’u nënshtrohen auditimeve (kontrolleve) të energjisë, të kryera nga ekspertë të kualifikuar dhe/ose të akredituar, ose të zbatuara dhe mbikëqyrura nga autoritete të pavarura. Çdo kompani e madhe (me më shumë se 250 punonjës), duhet t'i nënshtrohet një auditimi energjie, duke filluar nga 5 Dhjetori 2015 dhe më pas në një normale (të paktën një herë në katër vjet). Për më tepër, Shtetet Anëtare duhet të zhvillojnë programe për të inkurajuar kompanitë e vogla (SME) t'i nënshtrohen auditimeve të energjisë dhe të zbatojnë rekomandimet nga këto kontrolle.

Standardet evropiane të serisë EN 16247 janë zhvilluar nga një grup pune i përbashkët i CEN dhe CENELEC (CEN/ CLC JWG 1 “Auditimet e Energjisë”), i cili përfshinte ekspertë nga biznesi dhe industria, autoritetet publike dhe aktorëve të tjerë (palë të interesuara), në përputhje me një kërkesë standardizimi zyrtare (M/479) nga Komisioni Evropian. Standardi i parë i serisë (EN 16247-1), i cili specifikon kërkesat e përgjithshme, metodologjinë e përbashkët dhe rezultatet për auditimet e energjisë, u miratua nga CEN dhe CENELEC në Qershor 2012. Tre standardet e mëvonshme, të cilët adresojnë kërkesat specifike, metodologjinë dhe rezultatet e kontrolleve të energjisë në lidhje me ndërtesat (EN 16247-2), proceset (EN 16247-3) dhe transportin (EN 16247-4), janë miratuar nga CEN dhe CENELEC në muajin Maj 2014.

Standardi i pestë dhe i fundit në serinë e sipërpërmendur (EN 16247-5), i cili ka të bëjë me kompetencat e auditorëve (vlerësuesve) të energjisë dhe do të mbështesë zhvillimin e skemave kombëtare të kualifikimit për audituesit e energjisë, u miratua nga CEN dhe CENELEC në mars 2015. Të gjithë Standardet Evropiane të serisë EN 16247 janë publikuar dhe shpërndarë nga Anëtarët Kombëtare të CEN dhe CENELEC (ju lutem shikoni faqen e internetit të CEN dhe CENELEC). Një tjetër mënyrë që kompanitë të mund të reduktojnë konsumin e tyre të energjisë në përputhje me kërkesat e Direktivës së Efiçiencës së Energjisë (2012/27/BE) është duke zbatuar një Sistem të Menaxhimit të Energjisë (në përputhje me standardin Evropian/Ndërkombëtarë, EN ISO 50001:2011) ose një Sistem Menaxhimi Mjedisor (në përputhje me standardin Evropian/Ndërkombëtarë, EN ISO 14001:2004).

Direktiva (Neni 8) thotë se nëse një kompani është duke zbatuar një Sistem Menaxhimi të Energjisë ose Mjedisor, i cili është "certifikuar nga një organ i pavarur në bazë të standardeve relevante Evropiane ose Ndërkombëtare", dhe gjithashtu përfshin një auditim të energjisë që respekton kriteret e përcaktuara në Direktivë (Shtojca VI), atëherë nuk është e nevojshme që kompania t'i nënshtrohen një kontroll të veçantë energjie.

Martin FRY, Kryetar i Grupit të Përbashkët të Punës i CEN dhe CENELEC në “Auditimet e Energjisë”, tha: "Kontrollet e energjisë kanë qenë pjesë e procesit të menaxhimit të energjisë për shumë vite. Mirëpo, një nga sfidat ka qenë fakti se kontrollet mund të kryhen në mënyra të ndryshme - nga një vështrim i shpejtë në një investim shumë të detajuar bazuar në studim. Tani që Direktiva e Efiçiencës së Energjisë kërkon që kompanitë e mëdha t’iu nënshtrohen auditimeve të energjisë, seri e standardeve evropiane EN 16247 do të jetë shumë e dobishëm në sigurimin e një kornize të qartë për zbatimin e këtyre auditimeve. Mbi baza të ngjashme, standardi ndërkombëtar për Sistemet e Menaxhimit të Energjisë (EN ISO 50001), gjithashtu, mund të ndihmojë kompanitë të jenë në përputhje me Direktivën".

Bernard GINDROZ, Kryetari i Forumit CEN-CENELEC Sektori i Menaxhimit të Energjisë shtoi: "Paketa e Bashkimit Energjetik paraqitur nga Komisioni Evropian, në Shkurt ka përforcuar rolin e efikasitetit të energjisë në arritjen e klimës dhe qëllimeve ambicioze të BE-së në energji. Përmbushja e objektivave, për të cilat është rënë dakort, do të jetë një sfidë e madhe për kompanitë, konsumatorët dhe autoritetet publike. Standardizimi kontribuon në arritjen e këtyre objektivave përmes promovimit të praktikave më të mira, duke mbështetur futjen e teknologjive të reja, si dhe duke i’u siguruar kompanive, organizatave dhe autoriteteve mjetet që atyre i’u nevojiten për të qenë në përputhje me legjislacionin përkatës, të zhvillojnë politika të shëndosha dhe për të përmirësuar efikasitetin e energjisë".