Përmbytjet, thatësirat, temperaturat ekstreme – të cilat tregojnë se trajtimi i ndryshimeve klimatike është një nga çështjet më të rëndësishme në botë. Publikimi i dy standardeve të Organizatës Ndërkombëtare për Standardizimin (ISO), do të ketë një ndikim të madh në reduktimin e gazrave serrë të dëmshëm.
Trajtimi i efektit të emetimeve të gazrave serrë (GHG) në ngrohjen globale dhe ndikimi i mëtejshëm mbi ndryshimet klimatike është një nga sfidat kyçe dhe më të vështira të kësaj periudhe. Pavarësisht përpjekjeve të përbashkëta, ngrohja globale mbetet mbi 1.5°C.
Shërbimi kombëtar i motit në Mbretërinë e Bashkuar, ka parashikuar se nivelet e dioksidit të karbonit (CO2) në atmosferë do të kenë një rritje të konsiderueshme gjatë këtij viti. Kjo rritje po nxitet nga djegia e vazhdueshme e lëndëve djegëse fosile dhe shkatërrimi i pyjeve. Shkencëtarët e fushës thonë se nëse ngrohja globale nuk mbahet në kontroll nën temperaturën 1.5°C, kushtet ekstreme të motit, përmbytjet, thatësirat dhe zjarret do të bëhen më të shpeshta dhe si pasojë e tyre do të rritet numri i vdekjeve.
Që nga Konventa e Kombeve të Bashkuara mbi Ndryshimet Klimatike (UNFCCC) e cila është mbajtur në vitin 1992, ka pasur një zhvillim të dukshëm në nxitjen e veprimeve ndërkombëtare mbi ndryshimet klimatike. Përpjekjet e vazhdueshme çuan në Marrëveshjen e Parisit të vitit 2015, e cila u lejon vendeve të ndryshme të vendosin strategjitë e tyre mbi ndryshimet klimatike. Qëllimi i Marrëveshjes së Parisit është mbjatja nën kontroll e temperaturës mesatare globale deri në 2°C. Megjithatë, është e qartë se veprimi i mëtejshëm është i nevojshëm për të siguruar përmbushjen e këtyre objektivave.
Përballja me ndryshimet klimatike kërkon veprim të koordinuar jo vetëm nga vendet anembanë botës, por edhe nga palët e interesuara jo publikë, si nga qytetet ashtu dhe nga sektori privat. Kjo është arsyeja për të cilën Standardet Ndërkombëtare ISO 14064-2 dhe ISO 14064-3 luajnë një rol të madh në zgjidhjen e kësaj çështjeje.
Standardi ISO 14064-2 përdoret për të përcaktuar sasinë e reduktimeve të emetimeve të gazit serrë GHG, ndërsa standardi ISO 14064-3 shërben për të verifikuar raportet e zhvilluara duke përdorur standardin 14064-2 dhe sasitë e tjera të gazit të nivelit të projekuar. Standardi ISO 14064-2 është vënë në zbatim për herë të parë në vitin 2006 mbi llojet e ndryshme të cilësisë së karbonit, duke përfshirë programet e gazit serrë GHG të sektorit kombëtar/vendor /privat.
Standardi ISO 14064 u hartua nga komiteti teknik ISO/TC 207, Menaxhimi i mjedisit, nënkomiteti SC 7, Menaxhimi i gazeve serrë dhe aktivitetet e ngjashme, sekretariati i të cilit mbahet nga SAC, anëtar i ISO për Kinën, në bashkëpunim me SCC, anëtar i ISO për Kanadanë.
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)
Rruga “Mine Peza”, Nr. 143/3, 1014 – Tiranë
Kutia Postare Nr. 98
Tel: + 355 (04) 222 62 55
Fax: + 355 (04) 224 71 77
E-mail: info@dps.gov.al
Web site: www.dps.gov.al