DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

Standardet ndërkombëtare në mbrojtje të jetës tuaj!

Standardet Ndërkombëtare të publikuara nga Organizata Ndërkombëtare e Standardizimit (ISO) për tema që lidhen që nga veshjet mbrojtëse dhe sigurinë e makinave tek shenjat e sigurisë dhe të rejat e fundit të shkencës, mbështesin objektivat për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë.

ISO numëron më shumë se 18 000 standarde në këtë fushë, zbatimi i të cilave do të rriste sigurinë e jetës dhe të shëndetit në vendet e punës. Përveç mbrojtjes së jetës së punëtorëve ato japin udhëzime për punëtorët në proçesin e marrjes së vendimeve për blerje si dhe për detajet teknike mbi të rejat më të fundit të teknologjisë në zbatim të rregulloreve dhe legjislacionit në fuqi. Për vetë origjinën që ato kanë, si Standarde Ndërkombëtare, ato ndihmojnë në harmonizimin e kërkesave ligjore mbi sigurinë dhe shëndetin në mbarë botën dhe për rrjedhojë kanë kontributin e tyre në lehtësimin e tregtisë ndërkombëtare."

Komiteti Teknik i ISO (ISO/TC 94), si edhe i DPS që merret me hartimin e standardeve në këtë fushë, i përbërë nga 28 vende anëtare (me të drejtë vote) dhe 35 si observer (pa të drejtë vote), ka publikuar 97 standarde, titujt e disa nga të cilat janë dhënë si vijon:

Siguria Personale – Pajisjet dhe veshjet mbrojtëse – sigurojne nivelin e duhur për mbrojtjen në punë dhe udhëzime për personat që merren me blerjet dhe hartuesit e legjislacionit.

Standardizimi i parimeve të përgjithshme për sigurinë e makinerive dhe përfshirja e terminologjisë dhe metodologjisë është aktiviteti kryesor i Komitetit Teknik të ISO, ISO/TC 199, Siguria e Makinerive.

Për hartimin e standardeve në fushën e sigurisë së makinerive punojnë sëbashku industria (prodhuesit dhe projektuesit), organizmat shtetërore për sigurinë dhe shëndetin, bordet kombëtare për sigurinë dhe shëndetin në punë, autoritet publike, konfederatat e bashkimeve tregtare dhe shoqatat e punëtorëve. Gjithashtu, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe ILO kanë kontributin dhe peshën e tyre të votës në këtë komitet.

Publiku në përgjithësi, punëtorët dhe mjedisi janë të ekspozuar ndaj substancave të rrezikshme në atmosferë kur ato shfaqen në mënyrë natyrale apo nga çlirimi i tyre si rezultat i proçeseve të ndryshme industriale, produktet apo nga pajisjet shtëpiake. Prezenca e këtyre substancave në ajër, çlirimi i tyre në ajër dhe në mjediset e brendëshme kërkon kufizimin dhe ndalimin e tyre.

Hartimi i metodave të harmonizuara për matjen e koncentrimit të ndotjes së ajrit bëhet nga ISO/TC 146, që trajton problemet e cilësisë së Ajrit dhe Atmosferën në vendet e punës.

Gjithashtu, kemi Komitetin Teknik ISO/TC 145 – Identifikimi i sigurisë, shenjave, formave, simboleve dhe ngjyrave____. Zbatimi i standardeve të simboleve grafike është i një rëndësie të madhe sepse japin në mënyrë të saktë dhe pavarësisht nga gjuha informacion mbi rreziqet dhe sigurinë në vendet e punës;

Komitetin Teknik ISO/TC 43 - Akustika dhe Zhurmat - që ka hartuar e publikuar 117 standarde, zbatimi i të cilave do të çonte në nivele më të ulëta të zhurmave në vendet e punës e për rrjedhojë në uljen e dëmtimeve në dëgjim dhe mërzitjeve/acarimeve;

Komitetin Teknik ISO/TC 108, - Monitorimi i kushteve të vibrimeve mekanike dhe gjendjeve të shokut – zbatimi i standardeve te këtij komiteti ndihmon në uljen e efekteve të rrezikshme nga vibrimet tek punëtorët në vendet e punës. Këto standarde hanë gjithashtu të dobishme për projektimin dhe monitorimin e makinerive në vendin e punës.

Standarde të tjera të ISO që lidhen me sigurinë dhe shëndetin në punë japin zgjidhje për çështje të ndryshme si pajisjet për mbrojtjen nga zjarri, saldimet, traktorët dhe makineritë që përdoren për bujqësinë dhe pyjet, kërkesat mbi kompetencën për inspektorët e vinçave, menaxhimin e rriskut në mjediset e punës me temperature të ulëta dhe çështje të reja të tilla si riciklimi më i sigurtë i anijeve dhe prodhimi e trajtimi i nano-materialeve.

Këto standarde dhe të tjera që nuk janë përmendur në këtë artikull gjenden në Drejtorinë e Përgjithshme të Standardizimit (DPS). Ato kanë statusin e standardeve Shqiptare dhe janë adoptim i versionit original të standardeve ndërkombëtare të publikuara nga ISO.

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga “Mine Peza”, Nr. 143/3, 1014 - Tiranë

Kutia Postare Nr. 98

Tel: + 355 (04) 222 62 55

Fax: + 355 (04) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al

Web site: www.dps.gov.al