DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

Standardet: Zgjidhja për Shërbimet Globale

Fuqia dhe potenciali i standardeve në sektorin e shërbimeve është tema e një fushate të re globale që ka ndërmarrë Organizata Ndërkombëtare për Standardizimin (ISO), e cila ka për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të politikbërësve dhe qytetarëve mbi rëndësinë e standardeve në rritjen ekonomike të vendeve dhe në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve.

Sipas Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT), shërbimet janë kontribuesi më i madh në pjesën më të madhe të ekonomive të sheteteve anëtare, dhe prandaj kërkesa ndaj standardeve për të siguruar një nivel të lartë të shërbimit ndaj qytetarëve është rritur dukshëm.

Këto ishin temat e rëndësishme që u trajtuan gjatë seminarit ndërkombëtar të mbajtur në Gjenevë në datat 13-17 Qershor 2016, organizuar nga Organizata Ndërkombëtare për Standardizimin (ISO): Shërbimet Globale - Standardet e ISO si zgjidhje".

Ky event mblodhi së bashku ekspertë nga organet kombëtare të standardizimit, organizatat e konsumatorit, organizatat e tregtisë ndërkombëtare e përfaqësues të sektorit të shërbimeve për të ndarë praktikat më të mira, eksperiencat dhe për të parë tendencat e tregut.

Ҫdo njeri ka mundësi të përfitojë nga standardet në sektorin e shërbimeve. Shërbimet me cilësi rrisin jetën e konsumatorëve. Ato përfshijnë shërbimet në fushën e turizmit, shërbimet komunale (furnizimi me ujë dhe cilësia/siguria e ujit, kanalizimet, plerat, dezinfektimi, cilësia e ajrit, etj), ndërsa për bizneset standardet shërbejnë si avantazh i sigurtë në konkurencën e ndershme.

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga “Mine Peza”, Nr. 143/3, 1014 – Tiranë

Kutia Postare Nr. 98

Tel: + 355 (04) 222 62 55

Fax: + 355 (04) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al

Web site: www.dps.gov.al