DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

Standardi EN 17099: Kërkesat për etiketimin e peshkut dhe produkteve të detit

Organizatat kryesore në industrinë e prodhimeve të detit kanë arritur në rezultatin se logjistika dhe kostot operative përbëjnë deri në 15% të kostos së shitjes të peshkut dhe produkteve të detit. Miratimi i etiketimeve të standardizuara të peshkut dhe prodhimeve të detit dhe proceseve transparente mund të reduktojë kohën dhe burimet e kërkuara për përmbushjen e detyrimeve ligjore, reduktimin e kostove operative dhe plotësimin e kërkesave të klientëve, të cilat janë gjithnjë në rritje.

Shpërndarja e peshkut dhe produkteve të detit, në Evropës, aktualisht kryhet duke përdorur variante të qasjeve të ndryshme. Standardi i ri Evropian EN 17099 'Teknologjia e informacionit - Peshku dhe produktet e detit - Kërkesat për etiketimin e njësive shpërndarëse në paleta, në tregtinë e peshkut dhe produkteve të detit do të ndihmojë industrinë e peshkut dhe produkteve të detit të sigurojë shpërndarje më të shpejtë, më efikase dhe zinxhirin e furnizimit me kosto më të ulët, për produktet e freskëta dhe të ngrira të peshkut dhe produkteve të detit.

Standardi evropian (EN) specifikon kërkesat minimale, për etiketimin e njësive të shpërndarjes dhe paletave në tregtinë e peshkut dhe produkteve të detit në Evropë. Standardi përcakton, që informacionet në lidhje me datën e mbylljes, datën e paketimit, origjinën dhe informacione të tjera rreth peshkut dhe produkteve të detit mund të lexohen nga të gjithë njerëzit, në të gjithë zinxhirin e vlerës, si në nivel kombëtar ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Informacioni, që duhet të jepet në etiketa gjendet në Rregulloren e BE-së, si dhe informacione të tjera që mund të kërkohen në të gjithë zinxhirin e furnizimit.

Etiketimi i shton vlerë produktit, duke lehtësuar shpërndarjen me cilësi më të lartë, rritjen e efikasitetit, prodhimin më të mirë, përmirësimin e sigurisë ushqimore dhe në të njëjtën kohë sigurimin e respektimit të të gjitha rregulloreve kombëtare dhe të BE-së. Standardi EN 17099 është hartuar për të ndihmuar industrinë, që të përmbushë kërkesat e klientëve dhe konsumatorëve, të cilat gjithnjë janë gjithnjë në rritje, për shpërndarje të shpejtë dhe informacion të qëndrueshëm. Nga ana tjetër, shpërndarja e përmirësuar do ta vështirësojë tregtimin e produkteve të detit, të cilat janë prodhuar jashtë rregullave të prodhimit të peshkut dhe produkteve të detit.

Si një standard evropian, EN 17099 do të ndihmojë në heqjen e disa pengesave teknike në shpërndarjen e peshkut dhe produkteve të detit në Evropë. Pengesat lindin si rezultat i faktit, që shtetet anëtare të BE-së dhe EFTA-s kanë rregullore të ndryshme publike në lidhje me detyrimin për të siguruar informacione, gjatë zinxhirit të vlerës, në lidhje me vendndodhjen dhe pajisjet e peshkimit. Etiketimi i standardizuar do të përmirësojë cilësinë dhe disponueshmërinë e të dhënave të shpërndarjes dhe do të mbështesë bashkëveprimin, midis sistemeve të teknologjisë së informacionit, në dobi të konsumatorëve dhe kompanive të produkteve të detit.

Për më tepër, menaxhimi i kujdesshëm i burimit të lëndës së pare në rang global është element kyç i një të ardhme të qëndrueshme dhe investimet në infrastrukturë janë kryesore për arritjen e zhvillimit të qëndrueshëm.

Standard i ri u hartua nga komiteti teknik ‘CEN / TC 225 – Teknologjia AIDC ’, sekretariati i të cilit mbahet nga Organizata e Standardeve në Norvegji, vë në zbatim njohuritë dhe praktikat më të mira nga shumë ekspertë kryesorë të industries së peshkut dhe produkteve të detit.

Për çdo rast mund të na kontaktoni në adresën:

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga: "Reshit Çollaku" (godina e ILDKPKI, kati VI)

Kutia Postare 98

1014 Tiranë – Shqipëri

Tel: + 355 (4) 222 62 55

Fax: + 355 (4) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al

Web: www.dps.gov.al