Vitet e fundit është rritur së tepërmi kërkesa për ndërhyrjet kirurgjikale estetike. Rritja e mundësisë për udhëtime të përballueshme dhe interneti do të thotë se turizmi mjekësor në lidhje me kirurgjinë estetike është bërë realitet tashmë. Ekziston një nevojë në rritje për të siguruar se pacientët janë tërësisht të informuar dhe të gatshëm të besojnë në ndërhyrjet kirurgjikale estetike të sigurta, qoftë brenda apo jashtë vendit.
Standardi Evropian (EN 16372) trajton kërkesat për shërbimet kirurgjikale që ofrohen për pacientët, të cilët dëshirojnë të ndryshojnë pamjen e tyre fizike. Ky standard vullnetar parashikon kërkesa dhe rekomandime në lidhje me shërbimet e vëna në dispozicion nga praktikuesit e kirurgjisë estetike.
Këto rekomandime sjellin në vëmendje aspekte të ndryshme siç janë: etika dhe marketingu, informacioni i vënë në dispozicion të pacientëve, kompentencat e kirurgëve, proceduara e konsultimit paraprak, kërkesa për lehtësira klinike dhe kontrolli dhe ndjekja pas-operacional.
Standardi Evropian (EN 16372) është hartuar nga Komiteti Teknik i CEN (CEN/TS 403) mbi Kirurgjinë estetike dhe shërbimet mjekësore estetike jo-kirurgjikale, i cili është krijuar në 2010. Ky Komitet përfshin praktikues të përzgjedhur (nominuar) nga Anëtarët e CEN si dhe palë të tjera të interesuara, përfshirë këtu ANEC, i cili përfaqëson interesat e konsumatorit në fushën e standardizimit.
Komiteti Teknik CEN/TC 403 është drejtuar nga Dr Johann Umschaden nga Vjena (Austri), i cili është një specialist në Kirurgjinë Plastike, Estetike dhe Rindërtuese. Dr Umschaden deklaron: "Standardi Evropian përcakton një nivel të lartë cilësie në shërbimet e kirurgjisë estetike dhe siguron bazën për sigurinë optimale të pacientit".
"Pavarësisht se ku trajtohen, në vendin e tyre apo jashtë tij, pacientët presin të trajtohen nga kirurgë kompetentë, të mbahen në një mjedis të sigurt dhe të jenë të informuar për çështjet përkatëse lidhur me trajtimin e tyre, duke përfshirë edhe rrisqet e mundshme. Këto pritshmëri jepen qartë në standardin Evropian EN 16372 për Shërbimet e Kirurgjisë Estetike" vijon Dr van Heijningen.
Sipas drejtuesit të CEN/TC 403, Dr Johann Umschaden : “Edhe nëse në disa nga Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian ka rregulla specifike për kirurgjinë estetike, disa prej tyre kanë mangësira në aspektin e higjenës, çeshtjeve teknike, ose ato nuk përfshijnë një analizë rreziku. Raportet e fundit mbi incidentet në kontekstin e Kirurgjisë estetike theksojnë rëndësinë e këtij standardi Evropian, i cili është zhvilluar përmes një procesi të hapur, gjithëpërfshirës, shumë disiplinor dhe të bazuar në prova dhe evidenca të sakta.
Duke folur në emër të ANEC, Stephen Russell, Sekretari i Përgjithshëm i ANEC, tha: “ANEC përshëndet publikimin e standardit EN 16372. Ai theksoi se ANEC gjykon se ky standard ka plotësuar kërkesat që lidhen me konsumatorin, të kërkuar që gjatë fazës së hartimit dhe diskutimeve për miratimin e standardit. Sigurimi i vazhdueshëm i standardeve të larta për ofruesit e Shërbimeve të Kirurgjisë Estetike në të gjithë Evropën është jashtëzakonisht i rëndësishëm, duke parë se si gjithnjë e më shumë konsumatorët udhëtojnë jashtë shtetit për trajtimet estetike.
Sipas Mr Russell, zbatimi në praktikë nga ofruesit e shërbimeve të kirurgjisë estetike i standardit Evropian (EN 16372) rezulton në garantimin e konsumatorëve, në vendet ku nuk ka kërkesa ligjore në këtë fushë.
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)
Rruga “Mine Peza”, Nr. 143/3, 1014 - Tiranë
Kutia Postare Nr. 98
Tel: + 355 (04) 222 62 55
Fax: + 355 (04) 224 71 77
E-mail: info@dps.gov.al
Web site: www.dps.gov.al