Asparagu është një nga perimet më të kërkuara dhe më të shitura. Kërkesa për asparagun është gjithmonë në rritje ndaj idustria ushqimore ka mundësuar prodhimin dhe konservimin e asparagut. (ISO), për t’i ardhur në ndihmë industrisë ushqimore të prodhimit të asparagut, sapo ka publikuar një standardi të ri ndërkombëtar, cili ndihmon në kultivimin dhe rritjen e shëndetshme të asparagut.
Asparagu, si perime ka ekzistuar që rreth dy mijë vjet më parë, kur grekët dhe romakët e kultivuan për herë të parë por akoma edhe sot kërkesa për kultivimin e tij është në rritje. Gjermanët, gjithashtu e preferojnë aq shumë asparagun si perime, sa kanë një muze botanik kushtuar atij.
Asparagu është perime me vlera të larta ushqyese dhe është ideale për tu përdorur në gatim. Organizata Ndërkombëtare për Standardizimin (ISO) duke u bazuar mbi kërkesat që ka industria ushqimore për ofrimin e specifikimeve në mbështetje të prodhimit dhe konservimit të asparagut ka hartuar një standard të ri ndërkombëtar.
Standardi i ri ISO 20981, Asparagu - Specifikimet dhe metodat e provës, të cilat përshkruajnë kërkesat dhe metodat e provës për prodhimin dhe konservimin e asparagut. Ai mund të përdoret për llojet e asparagut të rritur nga Asparagus officinalis L. të familjes Liliaceae, të cilat ofrohen në treg, pas vjeljes, pastrimit dhe paketimit.
Standardi i ri mbulon varietetet dhe ngjyrat e ndryshme të asparagut, si dhe përcakton kriteret për nivelin e aciditetit, paketimin, ruajtjen, transportin.
Për çdo rast mund të na kontaktoni në adresën:
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)
Rruga: "Reshit Çollaku" (godina e ILDKPKI, kati VI)
Kutia Postare 98
1014 Tiranë – Shqipëri
Tel: + 355 (4) 222 62 55
Fax: + 355 (4) 224 71 77
E-mail: info@dps.gov.al
Web: www.dps.gov.al