DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

Standardi i ri për pullat e akcizës ndihmon që të mos lejohen në treg produkte fallso dhe të ndaluara me ligj

Pullat e akcizës janë provë që tregojnë se prodhuesit e mallrave të konsumit kanë paguar detyrimet e tyre - dhe se janë produkte origjinale të firmës. Pullat e akcizës, jo vetëm që sigurojnë të ardhura për qeverinë, por gjithashtu ndihmojnë në zbulimin e produkteve të paligjshme dhe të falsifikuara. Publikimi i standardit të ri mbi sigurinë e pullave tatimore ndihmon në efektivitetin dhe mbrojten e mallrave për të cilat ato zbatohen.

Pijet alkoolike dhe cigaret janë artikujt më të zakonshëm, në të cilat vendoset kjo taksë, pasi nëpërmjet tyre qeveritë synojnë të rrisin të ardhurat dhe të pengojnë konsumin e produkteve, që rrezikojnë shëndetin. Disa lloje taksash janë në rritje sepse shumë vende po vendosin taksa të reja, siç është taksa për sheqerin, për pijet e buta, duke pasur të njëjtat objektiva si me taksat e tjera. Që ky sistem të funksionojë në mënyrë efektive, pullat e akcizës duhet të tregojnë se detyrimi është paguar dhe se produkti është i disponueshëm në treg në mënyrë të ligjshme.

Gjithsesi, aty ku ka taksa, gjithmonë ekzistojnë përpjekje për shmangien e tyre, duke rritur veprimtarinë kriminale që vë në qarkullim produkte të paligjshme dhe të falsifikuara, shumë prej të cilave mund të jenë të dëmshme për shëndetin e konsumatorëve. Një pullë akcize e sigurtë është një mënyrë efektive për të ulur problemtikën në fjalë.

Standardi ndërkombëtar i Organizatës Ndërkombëtare për Standardizimin (ISO) nr. 22382, “Siguria dhe elasticiteti - Autenticiteti, integriteti dhe besimi për produktet dhe dokumentet - Udhëzimet për përmbajtjen, sigurinë, nxjerrjen dhe ekzaminimin e pullave të akcizës” është projektuar për të ndihmuar autoritetet tatimore të përmirësojnë përputhshmërinë me rregulloret/legjislacionin në fuqi dhe të krijojnë një taksë efektive të qeverisë për mbledhjen e akcizës.

Zoti. Ian Lancaster, Kryetari i Komitetit Teknik të ISO, i cili ka hartuar standardin, thotë se pullat e akcizës kanë mundësi për të dhënë një kontribut shumë të rëndësishëm në rritjen e të ardhurave për shëndetin publik dhe qeverinë, kështu që është thelbësore të punohet siç duhet në mbledhjen e tyre.

"Ne e dimë thotë ai se mallrat e falsifikuara dhe mallrat e tjera të paligjshme të akcizës, jo vetëm i privojnë qeveritë nga të ardhurat tatimore, por mund të vrasin ose të shkaktojnë probleme serioze shëndetësore për konsumatorët". Një pullë e sigurtë e taksës e bën shumë më të vështirë për shkelësit e ligjit, që janë target i produkteve me akcizë. Qëllimi i hartimit të këtij standardi është të ndihmojmë autoritetet tatimore për të prodhuar pulla taksash më të mira, për t'i bërë ato më të sigurta dhe të mbrojtura dhe që në anën tjetër të mbrojnë mallrat në të cilat ato aplikohen dhe publikun që i blen ato".

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga “Mine Peza”, Nr. 143/3, 1014 – Tiranë

Kutia Postare Nr. 98

Tel: + 355 (04) 222 62 55

Fax: + 355 (04) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al

Web site: www.dps.gov.al