DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

Standardi më i ri Ndërkombëtar mbi Uljen e rrezikut të gabimeve në testet laboratorike

Besueshmëria e rezultateve laboratorike në institucionet shëndetësore është thelbësore për diagnostikimin e saktë dhe në rezultatet pozitive klinike, kështu që zbatimi i masave për të zvogëluar rrezikun e gabimeve është një pjesë thelbësore e kësaj pune.

Standardi ndërkombëtar ISO 22367, Laboratorët mjekësorë - Zbatimi i menaxhimit të rrezikut në laboratorët mjekësorë, specifikon, për një laborator mjekësor, një proces të tillë me qëllim identifikimin dhe menaxhimin e rriskut për pacientët dhe ofruesit e shërbimeve që janë të lidhur me ekzaminimet laboratorike mjekësore. Standardi ndërkombëtar ISO 22367, Laboratorët mjekësorë - Zbatimi i menaxhimit të rrezikut në laboratorët mjekësorë sapo është azhurnuar për t’u harmonizuar me Standardet e tjera Ndërkombëtare në këtë fushë, si p.sh.me standardin ISO 14971 për menaxhimin e rrezikut në pajisjet mjekësore dhe për të ofruar udhëzime më efektive për sektorin.

Standardi ISO 22367 zëvendëson specifikim teknik ISO / TS 22367, laboratorët mjekësorë - Reduktim i gabimit përmes menaxhimit të rrezikut dhe përmirësimit të vazhdueshëm, i cili është përdorur deri tani nga qeveritë dhe laboratorët në të gjithë botën për të ndihmuar në uljen dhe menaxhimin e rreziqeve që lidhen me shërbimet mjekësore laboratorike. Ky standard është përgatitur nga Komiteti Teknik ndërkombëtar ISO / TC 212, testimi klinik laboratorik dhe sistemet in vitro të testeve diagnostikuese.

Ky standard specifikon procesin, në një laborator mjekësor, për të identifikuar dhe menaxhuar rreziqet për pacientët, stafin mjekësor të laboratorit dhe ofruesit e shërbimeve që janë të lidhur me ekzaminimet laboratorike mjekësore. Procesi i specifikuar në këtë standard përfshin: identifikimin, vlerësimin, përkufizimin, kontrollin dhe monitorimin e rreziqeve.

Kërkesat e këtij standardi janë të zbatueshme për të gjitha aspektet e ekzaminimeve dhe shërbimeve të një laboratori mjekësor, përfshirë aspektet e para dhe pas kontrollit/testimit, ekzaminimet, transmetimin e saktë të rezultateve të testit në regjistrin elektronik mjekësor dhe proceset e tjera teknike dhe menaxhuese që jepen në standardin ISO 15189, Laboratorët mjekësorë - Kërkesat për cilësinë dhe kompetencën në laboratorët mjeksorë.

Dr. Jack J. Zakowski, Kryetar i komitetit të ekspertëve që hartoi standardin, thotë se menaxhimi i rrezikut në mjediset mjekësore është kompleks, dhe se përfshin gjithë veprimparinë në një laborator mjekësor, i cili lidhet direkt me pacientët, punonjësit ose palët e tjera të interesit në një shumëllojshmëri të rreziqeve, të cilat mund të çojnë drejtpërdrejt ose indirekt në shkallë të ndryshme të këtyre rreziqeve.

Menaxhimi efektiv i rrezikut, përfshin një proces të planifikuar dhe sistematik, që adreson si probabilitetin e dëmtimit që ndodh ashtu edhe pasojat e këtij dëmi.

Ai funksionon më së miri kur përputhet me menaxhimin e cilësisë dhe sigurisë, për të minimizuar dhe eliminuar kështu të gjitha burimet e mundshme të rrezikut. Kjo është edhe arsyeja pse Standardi ISO 22367, u azhurnua dhe publikua sëfundmi, në mënyrë që të korrespondojë me versionin e fundit të ISO 14971 “Për menaxhimin e rrezikut në pajisjet mjekësore” dhe me ISO 15190 “Laboratorët mjekësorë - Kërkesat për siguri”, i publikuar edhe ky në Shkurt 2020.

Standardi ISO 22367, i sapo publikuar në Shkurt 2020, u hartua nga Komiteti Teknik ISO/TC 212 “Testimi klinik laboratorik dhe sistemet e testit diagnostikues in vitro”, sekretariati i të cilit u mbajt nga ANSI – Organi Kombnëtar i Standardizimit, SHBA.

Nëse jeni të interesuar për ta bërë tuajin këtë standard, lutem na kontaktoni në adresën:

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga: "Reshit Çollaku" (godina e ILDKPKI, kati VI)

Kutia Postare 98

1014 Tiranë – Shqipëri

Tel: + 355 (4) 222 62 55

Fax: + 355 (4) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al

Web: www.dps.gov.al