Organet drejtuese të Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit (DPS) janë Bordi Drejtues dhe Drejtori i Përgjithshëm. Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit ka gjithsej 15 punonjës. Në planin administrativ DPS-ja drejtohet nga Drejtori i Përgjithshëm dhe në varësi të tij janë 15 persona të organizuar në dy drejtori dhe katër sektorë:
- Drejtor i Përgjithshëm
- Drejtoria e Standardeve
Sektori CEN/ISO
Sektori CENELEC/IEC
- Drejtoria e Çështjeve Ligjore dhe Marrëdhënieve me Palët
Sektori i Pikës së Referimit në OBT, Shitjes së Standardeve dhe Shërbimeve
Sektori i Promovimit dhe Marketingut