Organizata Ndërkombëtare për Standardizimin (ISO), është duke hartuar standardet e reja, të cilat do të ndihmojnë në luftën kundër korrupsionit. Korrupsioni dëmton çdo qeveri, duke ndikuar në sigurinë kombëtare, rritjen ekonomike, të drejtat e njeriut, punësimin, etj. Paratë e fituara me anë të korrupsionit depozitohen larg nga shteti, në të cilin duhen të përdoren për shpenzimet në sektorë kyç, siç janë arsimi dhe shëndetësia.
Sektorët kryesorë të një shteti, ku mbizotëron korrupsioni priren të kenë mungesa, duke çuar në kushte minimale jetese. Dita Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, thekson dhe njëherë se të gjithë duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin mund ta eleminojmë korrupsionin. Organizata Ndërkombëtare për Standardizimin (ISO) informoi, se po punohet për standardet, cilat do të ndihmojnë në luftën kundër korrupsionit.
Përdorimi i sistemeve, që sigurojnë menaxhi, të mirë është mënyra kryesore për të reduktuar korrupsionin. Organizatat e të gjitha llojeve dhe madhësive mund të përfitojnë nga sisteme, që sigurojnë një menaxhim të mirë dhe zvogëlojnë rrezikun për korrupsion, duke treguar përgjegjshmëri dhe përgjegjësi.
Standardi, i cili do të publikohet në të ardhmen ISO 37000, Udhëzime për menaxhimin e organizatave, ofron një strukturë, e cila shërben për të menaxhuar organet dhe grupet drejtuese në mënyrën, se si të përmbushin përgjegjësitë e tyre. Ai i ndihmon organizatat të përmirësojnë performancën dhe të promovojnë sjellje të mirë organizative.
Një element kryesor i menaxhimit të mirë është gjetja e një mënyrë të sigurt dhe konfidenciale, që punonjësit të raportojnë shqetësimet në lidhje me korrupsionin. Standardi ISO 37002, Sistemet e menaxhimit të nxjerrjes së informacionit ofron udhëzime për zbatimin, menaxhimin, vlerësimin, mirëmbajtjen dhe përmirësimin e një sistemi efektiv të menaxhimit për informim në raste nxjerrje informacioni të rëndësishëm jashtë organizatës. Standardi mund të përdoret nga organizata të të gjitha madhësive, përfshirë NVM-të, si dhe organizatat me veprimtari ndërkombëtare.
Një organizatë, e cila mund të tregojë se vepron në përputhje me të gjitha ligjet përkatëse, kërkesat rregullatore, kodet e industrisë dhe standardet vullnetare, i siguron palët e interesuara se ka marrë masa për parandalimin ose zvogëlimin e rrezikut të korrupsionit. Standardi, i cili do të botohet së shpejti ISO 37301, Sistemet e menaxhimit të përputhshmërisë - Kërkesat me udhëzime për përdorim, përshkruan gjithçka, që një organizatë duhet të dijë për të eleminuar korrupsionin.
Standardet e reja do të plotësojnë standardin ISO 37001, sistemet ekzistuese të menaxhimit të korrupsionit- Kërkesat me udhëzime për përdorim, i cili ndihmon organizatat të luftojnë korrupsionin, si në veprimet e tyre, ashtu edhe në eliminimin e korrupsionit në të gjithë zinxhirët e tyre të shpërndarjes. Në fillim të vitit 2021 do të publikohet standardi i ri ISO 37001: 2016 në formën e një manuali të titulluar - Sistemet e menaxhimit kundër korrupsionit - një udhëzues praktik.
Z. Howard Shaw, Kryetari i komitetit teknik që po harton standardet e reja, tha se publikimi i standardit ISO 37001 në vitin 2016 ishte një hap i madh drejt ofrimit të udhëzimeve ndërkombëtare për menaxhimin dhe reduktimin e korrupsionit. "Standardet e reja ndërkombëtare për menaxhimin, pajtueshmërinë do të kontribuojnë në luftën kundër korrupsionit në të gjithë botën".
Standardet kundër korrupsionit u hartuan nga komiteti teknik i ekspertëve të ISO për menaxhimin, ISO / TC 309, Menaxhimi i organizatave, sekretariati i të cilave mbahet nga BSI, anëtari i ISO për Mbretërinë e Bashkuar.
Për çdo rast mund të na kontaktoni në adresën:
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)
Rruga: "Reshit Çollaku" (godina e ILDKPKI, kati VI)
Kutia Postare 98
1014 Tiranë – Shqipëri
Tel: + 355 (4) 222 62 55
Fax: + 355 (4) 224 71 77
E-mail: info@dps.gov.al