Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS), organizoi një trajnim online 2 ditor me Shoqatën Spanjolle për Standardizimin (UNE) në datat 21 dhe 22 Dhjetor 2020.
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS) u përfaqësua nga Drejtori i Përgjithshëm Z. Riza Hasanaj, Znj. Kostanca Dedja (Drejtore - Koordinatore për të drejtën e informimit), Z. Gentian Gjyrezi (Drejtor i Drejtorisë së Standardeve) dhe i gjithë stafi i DPS-së, ndërsa Shoqata Spanjolle për Standardizimin (UNE) u përfaqësua nga Sekretari Z. Miguel Angel Aranda Gomez.
Trajnimi u organizua mbi bazën e një axhende të përcaktuar paraprakisht dhe tematikat e diskutimit ishin me shumë interes nga të gjithë pjesëmarrësit. Si fillim trajnimi u hap me një prezantim të shkurtër rreth DPS-së, mënyrën e funksionimit, misionin, prioritetet dhe rëndësinë e standardeve.
Z. Miguel Angel Aranda Gomez shpjegoi mënyrat e funksionimit, organizimit, planifikimit dhe veprimit të UNE.
Ky trajnim ishte mjaft produktiv dhe interaktiv nga të dyja palët. Më së shumti fokusi i trajnimit ishte mbi mënyrën e funksionimit, metodave dhe procedurave specifike, të cilat vihen në zbatim nga organizmat evropian të standardizimit.
Shkëmbimi i eksperiencave midis dy institucioneve ndihmon për të vënë në zbatim metoda të reja promovimi dhe marketingu duke sjellë një risi në mënyrën e funksionimit, konceptimit dhe realizimin e detyrave specifike të sektoreve të veçantë si edhe dhe për të plotësuar kërkesat e bizneseve, klientëve dhe palëve të interesuar.
Për çdo rast mund të na kontaktoni në adresën:
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)
Rruga: "Reshit Çollaku" (godina e ILDKPKI, kati VI)
Kutia Postare 98
1014 Tiranë – Shqipëri
Tel: + 355 (4) 222 62 55
Fax: + 355 (4) 224 71 77
E-mail: info@dps.gov.al