DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

Turizmi aventuror. Më shumë emocione dhe më pak rrisqe me standardet Ndërkombëtare

A keni shpirt aventure? Keni guxim? Ju emocionon ecja nëpër xhungël ose ngjitja në majat më të larta? Keni ëndërruar të ecni përgjatë rrugëve më të pabesueshme në botë?

Alpinizmi, të ngarit e motorrit dhe lundrimi me varkë mund të jenë ekeperiencat më emocionuese që qëndrojnë me ju përgjithmonë, por ato janë gjithashtu shumë të rrezikshme. Sikurse aventurat e turizmit po fitojnë popullaritet, siguria është bërë një çështje kryesore. Organizata Ndërkombëtare për Standardizimin (ISO) ka publikuar disa standarde për këtë qëllim, ndër të cilat po përmendim:

Por përpara se të shpjegojmë se ku konsistojnë standardet e mësipërme, le t’i hedhim një sy trendit në këtë fushë.

Në një vështrim të shpejtë të tregut, aventurat e turizmit janë rritur me mbi 17% dhe tanimë është një nga katër udhëtime të planifikuara. Kjo prirje duket se do të vazhdojë. Një studim i kryer nga Shoqata Tregtare e Udhëtimeve të Rrezikshme/aventureske arrin në përfundimin se turizmi aventuresk do të përbëjë rreth 50% të të gjitha udhëtimeve deri në vitin 2050.

Për këtë qëllim, ekspertë nga disa vende në botë kanë qenë pjesë e Komiteteve teknike të ISO-s, e cila ka publikuar standardet e mësipërme, si dhe në raport teknik mbi Udhëheqësit – Kompetencat e Personelit.
Standardi, SSH ISO 21101, përcakton kërkesat e sistemit të menaxhimit të sigurisë për ofruesit e turizmit aventuresk, për t’i inkurajuar ata që t’i shqyrtojnë me kujdes aktivitetet që ofrojnë, të kuptojnë kërkesat e turistëve, të përcaktojnë mirë proceset e sigurisë dhe për të mbajtur situatën nën kontroll.

Standardi të përdoret për të përcaktuar politikat e sigurisë, objektivat dhe planet, si dhe procedurat për menaxhimin e rriskut, kompetencat e personelit, kontrollet operative dhe gatishmërinë për emergjenca.
Standardi SSH ISO 21103, specifikon llojin e informacionit që do t’i jepet turistëve potencialë dhe palëve të tjera të interesuara në industrinë e turizmit aventuresk, në lidhje me aspektet kontraktuale.

Të dy këto standarde sjellin më shumë siguri, konkurencë dhe besueshmëri ndaj turizmit aventuresk në mbarë botën, sidomos në destinacione ku duhet të merren hapa të konsiderueshme për të përmirësuar shërbimet e tyre. Dhe ku i dihet? Standardet madje mund të inkurajojnë më shumë njerëz për të kërkuar aventura të reja.

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga “Mine Peza”, Nr. 143/3, 1014 – Tiranë

Kutia Postare Nr. 98

Tel: + 355 (04) 222 62 55

Fax: + 355 (04) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al

Web site: www.dps.gov.al