Bordi Drejtues (BD) i Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit (DPS) mbajti mbledhjen e tij të parë për vitin 2016 më datë 29 Shkurt, në ambientet e DPS-së. Pjesëmarrja ishte pothuajse e plotë (morën pjesë 10 antarë nga 11 që është numri maksimal i tyre, bazuar në VKM 433/2010 “Për krijimin, përbërjen, mënyrën e funksionimit dhe kompetencat e Bordit Drejtues të Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit”).
Mbledhja u drejtua nga Kryetari i BD, Z. Ilir Rrëmbeci i cili hapi mbledhjen duke e drejtuar atë sipas rendit të ditës të miratuar nga të gjithë antarët.
Rendi i ditës, ndër të tjera, përmbante:
Disa nga rezultatet/vendimet e mbledhjes ishin:
Bashkëpunimi më i ngushtë me palët e interesuara, sidomos me Universitetet, sa i përket gjetjes së mundësive për përkthimin me tekst të plotë në gjuhën shqipe të disa standardeve me rëndësi të veçantë;
Vazhdimi i punës për plotësimin e kritereve për antarësim me të drejta të plota në CEN dhe CENELEC;
Miratimi i Planit Vjetor të Punës së DPS-së për vitin 2016;
Miratimi në parim për fillimin e punës për rishikimin e Rregulloreve të Brendshme të DPS-së;
Zbatimi i afateve për hartimin/përgatitjen dhe dërgimin e projektvendimit të Këshillit të Ministrave “Për Veprimtarinë e Standardizimit në Shqipëri”.
Mbledhja tjetër e radhës e Bordit drejtues u la të mbahet në Qershor 2016.