DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

U zhvillua një takim me studentët e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike

Më datën 20 Mars 2015, në kuadrin e përfshirjes së Edukimit në fushën e Standardizimit dhe zgjerimit të bashkëpunimit me Universitetet, Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS) realizoi një takim në ambientet e Universitetit Politeknik të Tiranës (UPT), me studentët e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike.

Në këtë veprimtari, nga DPS morën pjesë Znj. Kostanca Dedja – Drejtore, Drejtoria e Çështjeve Ligjore dhe Marrëdhënieve me Palët dhe Znj. Anita Reçi dhe Znj. Olta Bane – Specialiste në Sektorin e Promovimit dhe Marketingut, ndërsa nga UPT ishin të pranishëm, Z. Përparim Deçolli - Pedagog i lëndës: “Menaxhimi Industrial i Cilësisë”, njëkohësisht anëtar i Bordit Drejtues të DPS, dhe mbi 70 studentë të vitit të tretë të Inxhinierisë Mekanike.

Bashkëpunimi me Universitetin Politeknik të Tiranës (UPT) ka qënë shumë i mirë dhe i vazhdueshëm, përmendim këtu:

Në një nga auditorët e UPT-së u zhvillua një takim me studentët e Inxhinierisë Mekanike, gjatë të cilit u bë edhe një prezantim në fushën e standardizimit, nga Znj. Kostanca Dedja.

Prezantimi ishte organizuar në formën e një informacioni të përgjithshëm mbi sistemin e standardizimit dhe mënyrën e funksionimit të tij, FAQ (Pyetje/Përgjigje të shpeshta) duke iu dhënë përgjigje pyetjeve; Çfarë është një standard? Çfarë bëjnë standardet për Ju? Si mund të blini një standard? A aplikon DPS ulje në çmimin e standardeve? etj.

Shembuj standardesh konkret u diskutuan për të kutpuar çfarë është një standard dhe roli i tij për përdoruesit.

Në fund të prezantimit studentët u njohën me publikimet e DPS, materiale këto që mund t’i ndihmojnë gjatë procesit të studimit apo edhe në zhvillimin e temave të diplomës në këtë fushë.

Gjithashtu, DPS prezantoi të gjitha mjetet e komunikimit në dispozicion (te.l, fax., faqja e internetit, Profilet e DPS-së në mediat sociale) dhe shërbimet që ajo ofron.

Studentëve, në përfundim të takimit, iu shpërndanë kopje të publikimeve; Rreth DPS (misioni, organizimi, publikime e rëndësishme, kontakte etj), botime mbi rëndësinë dhe përfitimet nga përdorimi i standardeve dhe krijimin e përfitimeve nga standardet për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme (SME-të) dhe materiale promocionale.

Njoftimi i plotë