Të gjithë ne dëshirojmë që fëmijët tanë të jenë të sigurtë. Ende më shumë se 830 000 fëmijë vdesin çdo vit, pa qënë e nevojshme, nga lëndime dhe aksidente që mund të parandaloheshin. Çfarë duhet bërë në këto kushte? Një Udhëzues i ri ndërkombëtar hartuar nga ISO dhe IEC, Ju vjen në ndihmë.
Aksidentet rrugore, rrëzimet, djegiet dhe mbytjet janë disa nga rastet tipike të lëndimeve fatale tek fëmijët dhe ndërsa lodrat e fëmijëve dhe produkte të tjera janë burim potencial rreziku, ekzistojnë edhe shumë rreziqe të fshehura në produkte apo situata jo të destinuara posaçërisht për ata.
Udhëzuesi i rishikuar ISO/IEC 50:2014, Aspektet e sigurisë – Udhëzime për sigurinë sipas standardeve dhe specifikime të tjera, trajton sigurinë e fëmijëve kudo, duke dhënë udhëzime për hartuesit e standardeve, përmes përshkrimit të një liste të zgjeruar me rreziqet që fëmijët mund të ndeshin dhe propozon strategji për ti evituar (shmangur) ato. Udhëzuesi zbatohet për standardet që lidhen me çdo gjë, me të cilën një fëmijë mund të ndeshet, të tilla si produkte të të gjitha llojeve, paketimeve, strukturave, instalimeve dhe mjediseve në ndërtim.
Udhëzuesi ISO/IEC 50 përshkruan gjithashtu karakteristika specifike të fëmijëve, të cilat i bëjnë më të ekspozuar drejt rreziqeve, duke marrë në konsideratë fazat e ndryshme të zhvillimit të tyre dhe mënyrat se si ata ndërveprojnë me produktet dhe mjedisin.
Ky udhëzues nuk shërben vetëm për hartuesit e standardeve: agjensitë shtetërore, shoqatat e prodhuesëve dhe konsumatorit mund ta gjejnë veten e tyre.
Për të gjithë të interesuarit që duan të kenë në përdorim këtë Udhëzues të ri ndërkombëtar, si Dokument Standardizimi (DS) Shqiptar dhe më tepër informacion rreth Standardeve të adoptuara si Standarde Shqiptare (S SH), Ju lutemi konsultoni Katalogun e Standardeve Shqiptare online ose na vizitoni në zyrat tona (Adresa: Rr. “Mine Peza” 143/3, 1014 Tiranë).
*Raporti Botëror i përbashkët OBSH/UNICEF mbi Parandalimin e Lëndimeve tek Fëmijët.
Shkurtime
OBSH – Organizata Botërore e Shëndetësisë;
ISO – Organizata Ndërkombëtare për Standardizim;
IEC – Komisioni Ndërkombëtar i Elektroteknikës.
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)
Rruga “Mine Peza”, Nr. 143/3, 1014 – Tiranë
Kutia Postare Nr. 98
Tel: + 355 (04) 222 62 55
Fax: + 355 (04) 224 71 77
E-mail: info@dps.gov.al
Web site: www.dps.gov.al