DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

Veshje mbrojtëse për zjarrfikësit - Kërkesat dhe metodat e provës për veshjet mbrojtëse për zjarrfikësit

Standardi EN 469:2020 është standardi i sapo publikuar nga Komiteti Evropian për Standardizimin (CEN)

Komiteti Evropian për Standardizimin (CEN), sapo ka publikuar standardin EN 469:2020 “Veshje mbrojtëse për zjarrfikësit - Kërkesat dhe metodat e provës për veshjet mbrojtëse për zjarrfikësit”.

Standardi i sapo përditësuar, për prodhimin e veshjeve mbrojtëse të zjarrfikësve, zëvendëson versionin e mëparshëm të standardit EN 469:2005 dhe përfaqëson një standard, që përdoret në të gjithë Bashkimin Evropian dhe është miratuar edhe në shumë shtete të tjera të botës.

Standardi EN 469, përcakton masat e kontrollit për të mbrojtur punonjësit dhe punëtorët, duke planifikuar për rreziqet dhe dëmtimet, që përdoruesit mund të pësojnë gjatë shërbimeve të urgjencës së zjarrfikëses.

Në veçanti, standardi i rishikuar trajton disa çështje të reja fiziologjike dhe shëndetësore: duke pasur parasysh, që përdoruesit (zjarrfikësit) ndodhen në kushte të temperaturës ekstreme, nxehtësisë dhe lagështisë, sigurimi i një niveli të lartë komoditeti është thelbësor.

Për ta bërë këtë, standardi bazohet në standardin EN ISO 13506, i cili zbatohet në kushtet e punës së zjarrfikësve reale dhe paraqet një seri metodash provash të testimit të veshjeve të zjarrfikësve.

Standardi EN 469:2020 u hartua nga komiteti CEN/TC 162/WG 2 - Rezistenca e veshjeve mbrojtëse ndaj nxehtësisë dhe zjarrit.

Z. David Matthews, Kryetari i komitetit WG2, tha: "Angazhimi i përfaqësuesve të CEN TC 162 WG2 duhet të vlerësohet, sepse 30+ përfaqësues, që marrin pjesë rregullisht në takime dhe duke sjellë përditësim të njohurive nga prodhuesit dhe perspektivat e përdoruesëve të fundit.

Për çdo rast mund të na kontaktoni në adresën:

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga: "Reshit Çollaku" (godina e ILDKPKI, kati VI)

Kutia Postare 98

1014 Tiranë – Shqipëri

Tel: + 355 (4) 222 62 55

Fax: + 355 (4) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al